Home Lajme KOSOVË Mytaher Haskuka do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat do t’i hyjë garës për kryetar të Prizrenit.

Gazeta Blic ka marrë vesh se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Vetëvendosjes, Haskuka ka marrë mbështetje si kandidar për kryetar të komunës së Prizrenit.
Ndërkaq, deputetja Drita Millaku, e cila ka shpallur kandidaturën për kryetare të VV-së nuk ka marrë mbështetje nga Kryesia e partisë.

”Haskuka thuajse ka marrë mbeshtetjen e të gjithë kryesisë. Ndërsa, Drita Millaku thuajse nuk ka gjetur mbështetjen te asnjë nga anëtarët e Kryesisë së VV-së”, thonë burimet e Gazeta Blic.

Merrt vesh se Albin Kurti në vazhdimësi mbështeste Haskukën për kryetar të Prizrenit, edhe pse dega e VV në këtë qytet nuk ishin të kënaqur me qeverisjen e tij.
Zyrtarisht askush nga VV nuk ka dashur të flas për emrat për kryetar të komunave.

Derisa VV po i mban mbyllur informatat në lidhje me emrat e kandidatëve, shumica e partive tashmë kanë publikuar emrat e kandidatëve.

Megjithatë, Gazeta Blic merr vesh se shumë shpejt të publikohen emrat e kandidatëve edhe nga Vetëvendosje.

Similar articles