Home Lajme KOSOVË Mytaher Haskuka: Edhe një lajm dëshpërues nga asamblistët e Prizrenit!

Edhe një lajm dëshpërues nga asamblistët e Prizrenit!
Këta nuk e paskan votuar edhe pikën e rendit të ditës lidhur me propozim-vendimin mbi dhënien e pronave komunale për organizatat e shoqërisë civile.

Saktësisht kjo pikë ka qenë për organizatat si: Strehimorja e Grave dhe Fëmijëve, e cila përkujdeset për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë dhe nuk kanë ku të strehohen; organizatën “Down Syndrome” e cila përkujdeset për fëmijë dhe persona me sindromën Down dhe një organizatë tjetër, e cila së bashku me Bashkimin Evropian do të investonte në ndërtimin e një qendre rinore në vlerë prej 150,000 euro.

Në anën tjetër, të gjitha partitë politike nuk kanë kontrata dhe zyrtarisht janë uzurpatorë të pronës komunale, ngase vendimet për lirimin e tyre i kanë marrë shumë moti. Mjerim…, ka shkruajtur Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në rrjetin e tij social.