Home Lajme Mytaher Haskuka: Për herë të parë që nga paslufta, si Komunë e...

Në kuadër të projektit “Subvencionimi i Qethjes së Deleve” të DBZHR-së, gjatë vitit 2020 i kemi përkrahur 113 fermerë për qethjen e 18.035 deleve, në vlerë totale prej 54,105 euro.
Përveç kësaj, së shpejti do të fillojmë me ndarjen e shumë subvencioneve tjera siç janë:
-“Subvencionimi i Sektorit të Shpendarisë”,
-“Subvencionimi i Sektorit të Bletarisë “
-”Subvencionimi për Kultivuesit e Peshkut”
-“Subvencionimi i Sektorit të Qumështit”, dhe shumë subvencione të tjera, në vlerë totale prej 305.000 euro.
Zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, andaj mbështetja jonë për fermerët do të rritet çdo ditë e më shumë ka shkruajtur Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në rrjetin e tij social.