Home Lajme Mytaher Haskuka: Sulmohet zyrtari komunal nga asambleisti i PDK,së…!

Mytaher Haskuka: Sulmohet zyrtari komunal nga asambleisti i PDK,së…!

Sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi.

Ky sulm është tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit, pasi që kompania e cila është në pronësi të familjarëve të Getoar Besimit është në konkurrencë për të përfituar projekte komunale, për të cilat tashmë janë hapur procedurat e prokurimit.

Rasti i sulmit të zyrtarit komunal është paraqitur në Polici dhe shpresoj që organet përgjegjëse do të marrin masa të shpejta ndaj këtij akti të dhunës.