Home Lajme KOSOVË Nagavci para seancës: Mosvotimi i presidentës e dërgon në zgjedhje vendin, jo...

Ministrija e MASHT-it nga LVV, Arbërie Nagavci, pak para se të filloj seanca për zjedhjen e presidentit ka thënë se pret që deputetët të kenë përgjegjësi dhe të marrin pjesë në votim, shkruan IndeksOnline.

Nagavci ka thënë se nisma e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për zgjedhjet nuk ishte veprim i ngutshëm por i vonuar.

Ajo tha se vendin në zgjedhje nuk e dërgon ky ligj por mosvotimi i presidentës.

“Konsideroj që deputetët janë të vëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta që kemi pasur për situatën jo të mirë me pandeminë dhe të marrin pjesë së paku në votim për zgjedhjen apo moszgjedhjen e presidentit.

Ne nuk veprojmë me skenaret e PDK-së për të ofruar terminale e pozita, ne thërrasim në përgjegjësi të gjithë deputetët dhe besojmë që tashmë kur subjekti i parë që ka fituar zgjedhjet dhe kur Osmani ka marrë besimin e mbi 300 mijë qytetarëve besoj që është treguesi më i mirë për të gjithë deputetët të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votime.

Ne presim që sot të kemi votimin e Znj. Osmani për presidente.

Projektligjit që ne kemi inicuar për zgjedhje dhe kjo nuk e qon vendin në zgjedhje por mosvotimi i presidentes.

Ka mundësi që deputetët të jenë në zyret e tyre nuk e di, kjo praktikë jo e mirë që seanca të filloj me vonesë duhet të marrë fund.

Unë besoj se LDK do ta mbështes ish-partiakën e tyre.

Vendin në zgjedhje e dërgon mosvotimi i presidentës jo ligji për zgjedhjet. Nuk ishte e ngushtme por ishte e vonuar, është e treta legjislaturë që ne po e synojmë një ligj të tillë.