Home Teknologji NASA do të hulumtojë rajonet polare me rreze lazer

Administrata Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka theksuar se me qëllim të ndjekjes së ndryshimeve klimatike, do të mbledhë të dhëna duke përdorur rreze lazer pa pasur nevojë për dritën e diellit për të vlerësuar nivelet e planktoneve në pole, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar në ueb-faqen zyrtare të NASA-s, me qëllim të ndjekjes së ndryshimeve ekologjike, do të bëhet analizimi i niveleve të planktoneve në rajonet polare me ndihmën e rrezeve lazer dhe në këtë mënyrë do të bëhet mbledhja e të dhënave.