Home Lajme Ndahet nga jeta edhe një punëtor i dalluar i QKMF,së

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, Nait Babuna, i cili me vite të tëra i shërbeu Kujdesit Shëndetësor Parësor të qytetit tonë.Babuna në vitin 2002 ka filluar punën në QKMF si Koordinator për Buxhet dhe Financa, për t’u avancuar më pas në vitin 2007 si kryeshef i Departamentit të Administratës në QKMF, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më sot.Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Babuna dhe kolegët e tij.Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!, ka shkruajtur kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.