Home Lajme KOSOVË Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për shtimin e masave të reja anti-COVID, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël. Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen. E në rast të mos vendosjes së maskës, qytetarët mund të gjobiten nga 500 deri në 8 mijë euro.

I kontaktuar nga Indeksonline, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se gjobat shqiptohen përmes Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe variojnë nga 500 deri në 8 mijë euro, varësisht shkeljes e cila bëhet dhe varësisht klasifikimit si person fizik, apo juridik.

Numër i madh i inspektorëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit, duke ndaluar qytetarët të cilët nuk posedonin maska, apo nuk respektonin distancën.

E vetëm dje lidhur me këtë janë marrë shënime për procedurë të mëtutjeshme për 155 qytetarë dhe pesë biznese.

“Dje janë marr shënimet për procedurë të mëtutjeshme për 115 qytetarë dhe 5 biznese, përgjatë inspektimeve në terren bashkë me Policinë e Kosovës”, tha Tahiri.

Sipas të njëjtit, situata sot ishte shumë më e mirë dhe është vërejtur respektim edhe më i madh i masave nga qytetarët.

“Si rezultat, numri i të ndaluarve gjatë ndërrimit të parë ishte 50% më i vogël se dje, pra janë evidentuar si shkelës vetëm 60 qytetarë”, deklaroi Adonis Tahiri.

Ndërsa secili rast procedohet me aktvendim të gjobës në Gjykatë, përmes inspektorëve sanitar.

Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj bëri të ditur se janë shtuar edhe 20 inspektorë sanitarë anembanë vendit të cilët do të jenë në terren për të përcjellur situatën pandemike dhe respektimin e masave.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 5 mijë e 118, kurse kanë humbur jetën 108 persona

KULTURË

0 216

Për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në kompleksin e LSHP,së u hap ekspozita "Personalitetet e Lidhjes Shqiptare...