Home Lajme BOTË Ndalohet i dyshuari për sulmin mbi Drejtorinë e policisë në Stamboll

Forcat e rendit kanë arrestuar të dielën në Tekirdag, në pjesën evropiane të Stambollit, personin Serif T, për të cilin dyshohet se është autori i sulmit të së premtes me raketa hedhës dore mbi godinën e Drejtorisë policore të Stambollit dhe mbi selinë e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Policia njofton se pas sulmeve të lartpërmendura, njësitet e saj për luftë kundër terrorizmit kishin nisur një operacion gjithëpërfshirës kërkimi për kapjen e autorit.

Pas analizimit të provave të gjetura, policia ka kryer bastisje në 15 adresa të ndryshme në Stamboll për të arrestuar pjesëtarin e organizatës terroriste DHKP/C, Serif T për të cilin pohohet se është i përfshirë në sulmet e lartpërmendura.

Para arrestimit, Serif T kishte hapur zjarr mbi pjesëtarët e policisë në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku më pas kishte arritur të largohet. /AA/

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...