Home Lajme BOTË Ndërpritet lidhja e DEASH-it me Sirinë nëpërmjet Mosulit

Njoftohet se është ndërprerë plotësisht lidhja e organizatës terroriste në qytetin Mosul të Irakut me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Rrjeti Mediatik i Luftës i lidhur me Ministrinë Irakiane të Mbrojtjes theksohet se forcat e milicisë shiite Hashdi Shabi kanë bllokuar rrugën lidhëse Telafer-Sinxhar dhe është bashkuar me forcat Peshmerge në rajonin Sino.

Në këtë mënyrë bëhet e ditur se është bllokuar rruga që militantët e DEASH-it të largohen nga Mosuli dhe të marrin mbështetje logjistike nga Siria.

Milicët shiitë për të marrë nën kontroll rajonin Telafer i cili ndodhet në perëndim të Mosulit dhe ku shumica e banorëve janë turkmenë kaluan në veprim më 23 tetor nga rajoni Kajjara në jug të qytetit si dhe duke përparuar me shpejtësi nga rajoni i shkretëtirës në perëndim më 16 nëntor arritën të marrin nën kontroll aeroportin e Telaferit.

Milicët shiitë të cilët ishin vendosur në aeroportin që ndodhet 14 km larg qendrës së Telaferit më pas nisën një operacion të ri për rrethimin e qytetit.

Qyteti është rrethuar plotësisht nga pjesa jugore dhe perëndimore pas bashkimit të milicëve shiitë që mbështeten nga Irani me forcat Peshmerge të cilët që prej më shumë se një viti ndodheshin në rajonin perëndimorë në një largësi 25 km nga Telaferi. /AA/

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...