Home Lajme KOSOVË Ndërpritet paraqitja e testeve për patent shoferë, shkak tollovija e ditës së...

Sot ishte krijuar tollovi e madhe te Qendra e Njësisë së Patent Shoferëve në Prishtinë, pasi ishte hapur afati i testimit për patentshoferë.Numri i madh i kandidatëve ishte tejet i madh, gjë që ka shkaktuar tollovi dhe aspak respektim të distancës sociale.Qindra qytetarë nga orët e para të mëngjesit kishin “bllokuar” hyrjen tek objekti duke harruar masat e vëna anticovid nga Qeveria e Kosovës, shkruan IndeksOnline.E për këtë shkak, nesër nuk do të ketë paraqitje të testeve.Kështu ka bërë të ditur një autoshkollë e cila tha se do të ketë takim zyrtar me të gjithë përfaqësuesit e autoshkollave dhe zyrtarëve për format se si do të aplikojnë kandidatët.Informatë për kandidatë! Të nderuar kandidatë, për shkak të tollovisë së krijuar sot siç jeni dëshmitar dhe ju në paraqitjen e testeve (teorik dhe praktik), nesër nuk do të ketë paraqitje të testeve.Do të ketë takim zyrtar me të gjithë përfaqësuesit e autoshkollave dhe zyrtarëve ministror për hapët e mëtutjeshëm, për paraqitjen e testeve dhe mënyrat dhe format e radhës.Do ju njoftojmë pas mbledhjes për hapat e mëtutjeshëm pas takimit”, thuhet në njoftim.

KULTURË

0 83

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209