Home Lajme Ndërroi jetë bashkëpuntori i Heroit Xhevat Berisha dhe aktivisti i Nismas në...

Në një postim në Facebook, Zafir Berisha ka njoftuar se ka ndërruar jetë Samidin Ramadani, aktivisti i Nisma Socialdemokrate në lagjen Tusuz si dhe nip i Heroit të Kombit Xhevat Berisha

Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar miq,
Me dhimbje e pranuam lajmin se në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë Samidin Ramadani, aktivisti i Nisma Socialdemokrate në lagjen Tusuz dhe nipi i Heroit të Kombit Xhevat Berisha!
Samidin Ramadani ishte veprimtar i palodhshëm i lëvizjes kombëtare dhe bashkëpuntor i afërt i Xhevatit në perudhën më të rënd për Kosovën, puntor i përkushtuar në arsimin shqip ku dha edhe kontribut të madhë, edhe ne vitete më të vishtira gjatë okupimit të Kosoves.
Angazhimi i tij në arsim vazhdoi edhe pasë çlirimit të Kosovës duke ushtruar viteve të fundit edhe detyrën e drejtorit të shkollës “Xhevat Berisha” në Tusuz, u karakterizua si njeri i urtë dhe me vlera në profesionin e tij!
Do të mbetesh i paharruar Samidin, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshe shumë!
Me respekt deri në përkulje Zafiri.