Home Lajme Ndërroi jetë infermieri pasi pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen...

Ndërroi jetë infermieri pasi pësoi sulm duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit…!

Një punëtor i QKUK-së, ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar një sulm duke ndihmuar të plagosurit e javës së kaluar në Lagjën e Spitalit.Punëtori i Emergjencës Ali Hodolli, infermier e bartës i pacientëve, javën e kaluar duke ndihmuar të plagosurit nga shtënia me armë që ndodhi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë në mes të familjeve Rafuna e Mehmeti, pësoi një sulm që më vonë doli të ishte çarje e aortës abdominale.Hodolli kishte pasur probleme shëndetësore me zemër.Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës.
Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij. “Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka shkruar Mustafa.Gazeta inFokus tentoi të marrë një prononcim për këtë ngjarje nga drejtori i emergjencës në QKUK, Basrli Lenjani, por i njëjti ishte i pa çasshëm në telefon.Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur.