Home Lajme KOSOVË Ndërron jetë aktivisti dhe humanisti prizrenas Besnik Skeja

Sot, më 23 prill 2021, ndërroi jetë Besnik Skeja, njëri ndër themeluesit dhe aktivistët e OJQ ARASTA-s.
Besniku ishte anëtar i Bordit dhe koordinator shumëvjeçar i aktiviteteve të bamirësisë në shoqatën tonë.
Në kujtesën e qytetit të Prizrenit dhe të çdokujt që ka pasur rastin të njihej me të, Besniku do të zërë vend për virtytet e tij më të larta njerëzore e morale.
ARASTA bashkëndjen pikëllimin e madh me familjen. Zoti e mëshiroftë Besnikun dhe i dhëntë durim gjithë të dashurve të tij!, shkruan në noftimin e shoqatës Arasta.