Ndërron jetë aktori i njohur shqipëtar nga koronavirusi
Ka vdekur nga Covid-19, aktori i mirënjohur i humorit, Luran Ahmeti.
Aktori nga Shkupi është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, gazetari Rilind Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.
Kujtojmë se Lurani ishte pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili luajti rolin e profesorit të Historisë.
Ai ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërkohë që ka luajtur edhe në filmin e njohur “Taken” përkrah aktorit të njohur të hollivudian Liam Neeson
Ai ishte pjesë edhe e serialeve turke.