Home Lajme Ndërron jetë babai i Kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë babai i tijHaskuka ka njoftuar se babai i tij varroset sot, ndërkaq ka bërë të ditur se për shkak të pandemisë, nuk do të ketë të pame.“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren. Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!”. ka njoftuar Haskuka.I ndjeri Daver Haskuka ka qenë veprimtar i hershëm i Ballit Kombëtar, kontribues i qështjeve kombëtare dhe kulturore e sportive si dhe person i njohur nga shumë qytetarë të Prizrenit

LAJME