Home Lajme KOSOVË Ndërron jetë në moshë të re Qendresa Bresa, asistentja e Fakultetit të...

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka njoftuar se ka ndërruar jetë asistentja e këtij fakulteti, Qendresa Bresa.Fakulteti i Inxhinierisë Mekanika ka ngushëlluar familjen e të ndjerës.“Njoftim mortor! Ka ndërruar jetë asistentja Qendresa Bresa. Qendresa ishte studente e shkëlqyer, ishte shembull për të gjithë, gjithashtu edhe si asistente. Do të kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime për familjen, kolegët dhe shoqërinë”, thuhet në njoftim