Home Lajme Ndërron jetë në moshën 99 vjeqare prizrenasja Haxhi Nimete Agallari, veprimtare e...

Nimete Jahiq – Agallari, ka ndërruar jetë më 02.12.2020, në Sarajevë, në moshën 99 vjeçare. Nana Nimete lindi më 6 tetor 1922 në Prizren, në familjen Agallari. Ajo u shkollua në Prizren dhe në Turqi. Në Stamboll, përfunfoj Liceun. Në Sarajevë ka jetuar për më shumë se 50 vjet. Ajo fliste shqip, turqisht dhe boshnjakisht. Nana Nimeta Jahiq ishte gruaja e kadiut boshnjak, Beqir Jahiq, i cili ka shërbyer si kadi (gjykatës) edhe në Prizren, deripara Luftës së Dytë Botërore. Ajo rriti katër fëmijë. Prizreni e njeh nga ligjeratat e saja që mbante viteve ’70 – ’80-ta në xhamitë e Prizrenit. Zoti e bekoftë rahmeten me mëshirën e Tij. Ngushllime familjs dhe miqëve të saj!