Home Lajme BOTË Në 24 orët e fundit 242 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Në 24 orët e fundit 242 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Koronavirusi regjistroi një rekord ditën e fundit duke iu marrë jetën 242 personave në 24 orë që e çojnë numrin total të viktimave në 1310. Ky është një lajm i keq për Pekinin zyrtar, i cili shkarkoi nga puna dy komisionerët e lartë të rajonit të Hubei për keqmenaxhim të situatës.

Nuk ka lajme të mira as për të infektuarit, mbi 14 mijë raste janë regjistruar të mërkurën vetëm në Kinë dhe rreth 200 të tjerë anembanë globit.

Ndërkohë për shkak të virusit vdekjeprurës me dhjetëra kompani ajrore kanë ndërprerë linjat e tyre të fluturimit me Kinën për të shmangur një përhapje të epidemisë, për të cilën OBSH njoftoi ditën e djeshme që duhet marrë në konsideratë se nuk është një virus i zakonshëm dhe paralajmërimeve se piku i kësaj situate pritet të njihet në muajin prill me gjithnjë e me shumë raste te infektuarish.

Vendimet për anulimet u morën nga qeveritë e vendeve kryesore që kanë njohur deri më tani raste të infektuarish.

Në Japoni, ndërkohë, vijon të mbetet në karantinë anija me 3700 turistë në të që gjithnjë e më shumë po nxjerr në pah probleme ndër personat që gjenden në të.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...