Home Lajme BOTË Në aeroportin amerikan qeni i policisë e zë kosovarin me 40 kilogramë...

Një qen amerikan i ka çuar dëm një kosovari 40 kilogramë suxhuk. Qeni i njësisë së specializuar K9 ka nuhatur në një valixhe diçka të dyshimtë, gjersa valixhet po shkonin në sistemin e kontrollit.Për këtë, zyrtarët e aeroportit ndaluan valixhen, të cilën e kontrolluan në detaje. Plot 40 kilogramë suxhuk derri ishin të paketuara në të, shkruan Indeksonline.Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar “Newark Liberty” të New Jerseyt.“Importimi i mishit të derrit shkakton dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë sonë bujqësore. Dhe si i tillë, është i ndaluar, ka thënë Troy Miller, drejtor i operacioneve në Dogana.Kosovari ishte arsyetuar se në valixhe kishte sallamë shtëpie.Qeni i quajtur Kody u shpërbley me një ushqim “luksoz” pasi ndaloi valixhen e dyshimtë të kosovarit që jeton në diasporë.

KULTURË

0 68

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209