Home Lajme BOTË NË EMËR TË BASHKËJETESËS, TË KRISHTERËT NË NIGERI SHPËRNDAJNË USHQIM PËR MUSLIMANËT...

Një grupi i të krishterëve në Nigeri ka shpërndarë ushqime për muslimanët gjatë Ramazanit, duke i ndihmuar ata që të kenë agjërim më të lehtë, me qëllim të forcimit të dialogut dhe pajtimit ndërfetar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, përfaqësuesit fetarë të krishterë në qytetin Kaduna në Nigeri javën e kaluar kanë shpërndarë ushqime për muslimanët që janë në burgje, të cilët janë në gjendje të vështirë sociale, duke i ndihmuar ata gjatë muajit të Ramazanit.

Udhëheqësit e krishterë kanë deklaruar se kjo ngjarje bamirësie ka për qëllim promovimin e paqes në mes të dy komuniteteve fetare në vend.

Gjatë disa viteve të fundit, anëtarët e Shoqatës për paqe, pajtimin dhe rilindjes, kanë vizituar të burgosurit, duke përfshirë edhe të burgosurit muslimanë në Kaduna, të cilëve u shpërndanë ushqime, sende të higjienës personale dhe furnizime të tjera.

Pastori, Yohanna Buru, themeluesi i shoqatës, tha për mediat lokale se donacionet kanë qëllim forcimin e paqes mes muslimanëve dhe të krishterëve.

“Ne këtë e bëjmë në emër të bashkëjetesës. Po ashtu, me këtë gjest do të ndihmojmë muslimanët të agjërojnë, por edhe që të luten për vendin tonë, për paqe në vendin tonë dhe në botë”, tha pastori. Ai theksoi se shoqata të cilën kryeson bënë përpjekje për të hequr kufijtë që ndajnë njerëzit për shkak të dallimeve fetare dhe etnike.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...