Home Lajme BOTË NË GAZA 51 PËRQIND TË FËMIJEVË DHE 31 PËRQIND E TË RRITURVE...

Është zbuluar se pas sulmeve ushtarake izraelite të vitit të kaluar, në masë të madhe është dëmtuar shëndeti mendor i popullit palestinez.

Në Gaza, 51 përqind e fëmijëve dhe 31 përqind e të rriturve vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik PTSD (Post traumatic stress disorder), raporton Anadolu Angecy (AA).

Organizata e shëndetit mendor të Gazas (The Gaza Mental Health Foundation), ka kryer një program për përcaktimin e shëndetit mendor të popullatës për të përcaktuar pasojat që la lufta dhe aktivitetet e saj mbi popullatën.

Është zbuluar se pas sulmeve ushtarake izraelite të vitit të kaluar, në masë të madhe është dëmtuar shëndeti mendor i popullit palestinez.

Në sulmet e Izraelit, të cilat filluan më 7 korrik 2014, dhe zgjatën plot 51 ditë, mbetën të vrarë 2.157 persona dhe më shumë se 11,000 të tjerë u plagosën. Krahas kësaj, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 17.200 shtëpi, 73 xhami dhe 24 shkolla. Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se gjysmë milioni njerëz janë strehuar përkohësisht në godinat e shkollave.

Ndërkohë nga ana eizraelite mbetën të vrarë 71 persona në mesin e tyre 66 ushtarë, katër civilë dhe një punëtor i huaj. Izraeli mban Gazën nën bllokadë që nga viti 2007.

KULTURË

0 2732

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...