Home Lajme BOTË NË KROACI DJE KANË HYRË RRETH 4.500 REFUGJATË

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 111,155 refugjatë, të cilët nga qendra e pranimit në Opatovc dërgohen deri në kufirin hungarez.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë ditës së djeshme në Kroaci kanë hyrë 4,449 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria raportoi se dje nga mesnata deri në orën 21:00 në Kroaci përmes vendkalimeve kufitare Tovarnik dhe Bapska kanë hyrë 4,449 refugjatë.

Refugjatët janë transportuar gjatë ditës deri në kufirin hungarez me autobusë dhe trena. Aktualisht në qendrën e përkohshme të pritjes në Opatovac ndodhen 711 persona.

Akoma priten flukse të emigrantëve nga Serbia, kurse në lindje është edhe ministri i Brendshëm Ranko Ostojiç, i cili monitoron situatën e tyre.

Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç dhe ministri i Brendshëm sërish porositën se nuk do të lejojnë hyrjen e refugjatëve në Kroacinë nga kufiri jugor i vendit, sepse sipas tyre, mund të dëmtojë turizmin kroat, por edhe do të vështirësonte rrugë e refugjatëve të cilët dëshirojnë të mbërrijnë në vendet e Evropës veriore dhe perëndimore.

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 111,155 refugjatë.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...