Home Lajme BOTË Në mëngjes ka vazhduar evakuimi i civilëve nga Halepi

Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm ka vazhduar evakuimi i civilëve nga pjesa lindore e Halepit në Siri, ndërsa rreth 500 civilë arritën në pjesën perëndimore të qytetit të kontrolluar nga opozita.

Bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së arritur javën e kaluar mes regjimit dhe opozitarëve, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë.

Marrëveshja përfshin evakuimin e rreth 20.000 civilëve dhe ushtarëve nga pjesa lindore e Halepit.

Gjithashtu, evakuimi i civilëve do të bëhet në qytetet Madaya dhe el-Zabadani, i cili përfshin 1.500 persona, si dhe në qytetet Shia, el-Fu’ah dhe Kefraya ku ka një popullsi prej 15.000 banorësh.

Dje, presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me evakuimin e civilëve në Halep, bëjnë të ditur burime të afërta me presidentin turk.

Javën e kaluar, forcat opozitare në Halepin lindor kanë arritur armëpushim me forcat besnike të regjimit të Bashar al-Asad, për mundësuar evakuimin e civilëve nga qyteti i shkatërruar nga lufta.

Që atëherë, rreth 7.500 civilë u larguan nga Halepi në zonën e sigurisë në Idlib, që ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë, e cila ka përgatitur strehim, ndihmë humanitare dhe mjekësore për më shumë se dhjetë mijë njerëz në Idlib dhe Hatay.

Në javët e fundit janë intensifikuar raportimet nga Halepi për masakrat ndaj civilëve.

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore i kanë kërkuar Moskës dhe Damaskut që të lejojnë evakuimin e sigurt të civilëve dhe luftëtarëve të opozitës të prekur nga bombardimet ruse dhe forcat e regjimit. /AA/

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...