Home Lajme Në ora 15:00 përcillet në botën tjetër Komandant Esat Krasniqi

Ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi do të varroset sot në ora 15:00 në vazrrezat e qytetit të Prizrenit pas namazit të Iqëndis.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, raporton Rtv Besa. Ai thotë se nga ora 14.00, në platonë e varrezave të ‘’Martirëve të Tusuzit’’, do të bëhen edhe nderime pranë arkivolit të komandantit, Esat Krasniqi. Ish-komandanti Esat Krasniqi, vdiq sonte, ndërsa raportohet se ai kishte kohë të gjatë që vuante nga disa probleme shëndetësore.