Home Lajme KOSOVË Në QKUK po trajtohen 14 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, tre...

Nga 42 të lënduarit në shpërthimin në Ferizaj, 14 tashmë janë pranuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe tashmë i janë nënshtruar edhe operacionit.Këto detaje i ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.“I kemi pranuar 14 nga Ferizaj, për momentin prej tyre tre janë në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë, ata janë trajtuar, janë operuar në sallën e madhe operative, një pjesë e tyre do të pranohen në Kirurgjinë Plastike. Deri më tani kjo është ajo që mund t’ua them, sepse ne jemi ende duke grumbulluar të dhënat. Por, për momentin të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Lenjani për Telegrafin.