Home Lajme BOTË Në Republikën Turke të Qipros Veriore mbahet sot raundi i dytë i...

Rreth 177 mijë votues të regjistruar në Qipron Veriore sot zgjedhin presidentin e ri për mandatin e ardhshëm pesë vjeçar.

Votuesit e Republikës Turke të Qipros Veriore sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vendosin për zgjedhjen e presidentit të ri për një mandat pesë vjeçar, raporton Anadolu Agency (AA).

Raundi i parë i zgjedhjeve ësshtë mbajtur më 19 prill, ndërsa asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi shumicën e votave. Në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet sot, votuesit do të zgjedhin në mes të dy kandidatëve të pavarur të cilët kanë fituar më shumë vota në raundin e parë, presidentin aktual, Dervish Erdoglu dhe kundërshtarin e tij, Mustafa Akinci.

Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale me radhë në Qipron e Veriut. Kujtojnë se në raundin e parë të zgjedhjeve në total votuan 107.741 votues. Erdoglu fitoi 28,15 përqind dhe Akinci 26,94 përqind të votave.

Në Qipron Veriore, janë të regjistruar 176.980 votues që do të votojnë sot në 693 vendvotime.

Qendrat e votimit janë hapur sot në mëngjes në orën 08:00 sipas orës lokale, dhe do të mbyllen në ora 18:00.

Rezultatet paraprake, parashikohet të bëhen të njohura sonte në orën 20:00

Sipas Ligjit të Zgjedhjeve, sot gjatë procesit të votimit në të gjithë vendin do të jetë e ndaluar blerja ose konsumimi i pijeve alkoolike, dhe të gjitha vendet e parashikuara për argëtim do të jenë të mbyllura.

KULTURË

0 2138

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...