Home Lajme BOTË Në skandalin e Holandës ishte dhënë leje për të hapur zjarr

Kryetari i Bashkisë së Roterdamit Ahmed Aboutaleb, tha se njësisë speciale të Holandës i ishte dhënë leje për të hapur zjarri në ndodhitë lidhur me ndalimin e automjetit të ministres turke të Polikave Sociale dhe Familjes Fatma Betül Sayan Kaya dhe deportimit të saj jashtë kufijve.

Aboutaleb, në një deklaratë për transmetuesin publik NOS TV tha se pranë minitres Kaya ndodheshin 12 persona me “shpatulla të gjera” duke vënë në dukje se nuk kishin dijeni nëse këto persona ishin apo jo të armatosur ai tha se “kjo situatë ishte e frikshme”.

Duke vënë në dukje se kanë dërguar njësi speciale pasi kanë menduar se personat pranë ministres Kaya mund të hapnin zjarr, Aboutaleb tha se “Shkaku i kësaj ishte që ne atje të kishim situatën nën kontroll ndaj një sulmi të mundshëm”.

“Ishte dhënë leja për hapjen e zjarrit”

Ndaj pyetjes së prezantuesit “Aty ndodhej një ministre, çfarë mund të ndodhte aty?” Aboutaleb, ka pretenduar se “truprojat e ministres mund të hapnin zjarr”.

Ai më tej tha se njësia speciale ishte dërguar vetëm për truprojat. “Njësisë speciale të Holandës i është dhënë leja për të hapur zjarr nëse truprojat e ministres do të vendosnin duart e tyre pranë rripit duke mos iu bindur paralajmërimit të policisë për t’u dorëzuar”, tha Aboutaleb.

Fillimisht ishin ndaluar truprojat e ministres Kaya e cila nuk u lejua që të hynte në kryekonsullatën turke në Rotterdam. Policia e cila tentoi të nxirrte ministren Kaya nga automjeti i saj tentoi që të tërhiqte automjetin me forcë duke sjellë vinçin.

Kriza në fjalë u përshkallëzua veçanërisht ditëve të fundit, kur autoritetet holandeze nuk lejuan aterimin e aeroplanit të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe më pas ndaluan eskortën e ministres të politikave sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya duke pamundësuar hyrjen e saj në ambientet e përfaqësive diplomatike të Turqisë në Roterdam dhe të njëjtën e shoqëruan deri në kufirin e Holandës me Gjermaninë.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...