Home Lajme KOSOVË NË TURNIRIN TRADICIONAL NË TURQI PREZENTUAN KATËR EKIPE NGA KOSOVA

Kfv “Kabashi”,mori pjesë për herë të katërt me radhë ne Turneun e 9-të ndërkombëtar “Ataturk Bahar Turnuvasi” që u mbajt ne Side-Antalia të Turqisë,prej 22-26 tetor 2020,ku morën pjesë 32 ekipe në grup-moshat 40+ dhe 50+.Kfv”Kabashi ” garoi në grup-moshta 50+ dhe nga 8 ekipe prezente zuri vendin e parë duke fituar medaljen e artë!Në ndeshjet në grup arriti keto rezultate:Kabashi-Mardin 1:1 (3:2,pen.)Kabashi-Erciyes 3:0Kabashi-Side 3:0Ne gjysëm finale:Kabashi – Mersin 3:0Finale:Kabashi- Erciyes 4:1Kësaj radhe suksesi ishte i katërfisht,përveç se ishim kampion, organizatori shpalli edhe:Lojtari më i mirë i turneut -Aranit Ukimeri(kapiten)Portjeri ma i mirë-Agim GordaGolashënuesi me i mire(me 6 gola) – Xhemal Iljazi! Organizatori këte vit(për të na nderuar) na ka shpallë si nikoqir te turneut dhe ka bëre ftese speciale per znj.Emilija Redjepi drejtoreshë e DKRS ne Prizren që ta bëj hapjen zyrtare te turneut.Prezenca e sajë na ka nderuat dhe i jemi mirënjohës!Perveç dominimit në fushën e gjelbërt ne arritem te kemi një simpati dhe respekt të jashtëzakonshëm te organizatori dhe ekipet tjera, duke na mbështetur në fushë. Prezentuam kulturën,traditat tona, shkëmbyem dhurata, patem edhe ftesa për vizita etj.Falenderojm gjithë lojtarët dhe stafin për angazhim dhe përkushtim. Në fund falenderojmë pa masë sponzorin – Spitalin “OTRILA” si dhe mbështetësin e përhershëm të klubit -Agjensionin e udhëtimit “Bashkimi Reisen”!