Home Lajme Në vigjiljen e Ditës së Pavarësisë kryetari Haskuka, përuroi sallën sportive të...

Në vigjiljen e Ditës së Pavarësisë kryetari Haskuka, përuroi sallën sportive të Gjimnazit ’’Gjon Buzuku’’

Në vigjiljen Ditës së pavarësisë së Kosovës sot, me një ceremoni solide u përurua salla sportive e Gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren. Në këtë ceremoni përurimi morri pjesë kryetari i komunës Mytaher Haskuka, Drejtoresha e Arsimit Xhemile Thaçi Vezgishi, pjesëtarë të policisë dhe mysafirë të shumtë bashkë me prindër e nxënës. Kryetari Haskuka duke e përshëndetur këtë përurim edhe njëherë tha se si ish nxënës i kësaj shkolle dhe duke kujtuar disa nga evokimet edhe kur shin nxënës nga vitet e hershme, kjo sallë ka rëndësi historike.Këtë ne parëm ta përuronim me 28 nëntor, por ishte rasti i tërmetit në Shqipëri dhe këtë e shtymë në këtë festë të pavarëisë,’’tha Haskuka.
Drejtoresha e Arsimit Xhemile Vezgishi tha se rëndësia e kësaj salle është e madhe dhe presim që nga këtu të dalin emra të respektuar të lëmisë sportive. Investimi i kësaj salle është 250 mijë euro, por, ne kemi projekte edhe për renovim e infrastrukturës së brendshme të gjimnazit’’ tha ajo. Derisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të gjimnazit Jeronim Susuri, ka falënderuar ndihmën e pakursyer të komunës dhe ndihmën e kryetarit Haskuka si dhe ish drejtorin e gjimnazit Shaip Budurrin kur e ka iniciuar renovimin e kësaj sallë. Për të pranishmit nxënësit kishin përgatitur një program të pasur artistik, me recitime e këngë.