Home Lajme KOSOVË Nën frikën e humbjes, Trumpi tenton të krijojë kaos në Pensivlani me...

Zyrtarët e zgjedhjeve në Filadelfia të Pensilvanisë po e vazhdojnë numërimin e votave me postë, ndonëse përkrahësit e kandidatit republikan, Donald Trump, po përpiqen të krijojnë kaos para qendrës së numërimit.Protestuesit që janë përkrahës të Trumpit, të organizuar nga grupi i fuqishëm konservativ “FreedomWorks”, u mblodhën gjatë tërë ditës të enjten para objektit ku po numërohen votat me postë në Filadelfia. Aty gjendnen mbi 358 mijë vota që janë dërguar me postë.Përkrahësit e Trumpit në këtë qytet u përballën me protestues të tjerë kundërshtarë, të cilët lëshuan muzikë dhe brohoritën në përkrahje të numërimit të secilës votë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.Zyrtarët e fushatës së Trumpit janë shumë të përqendruar në situatën në Filadelfia, sepse ky qytet është bastion i Partisë Demokratike dhe Bideni po vazhdon të marrë numër të madh të votave që po numërohen atje.

KULTURË

0 47

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren