Home Lajme KOSOVË Nën kërcënimin e armës plaçkitet edhe një ‘’Western Union’’

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”.Mësohet se filiali i kësaj banke në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, është grabitur nga dy persona të armatosur.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Klan Kosovën se grabitësit nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin nga arka monedha.