Home Lajme KOSOVË Nënkryetari i Parë i AAK’së thotë se Haradinaj është i vetmi që...

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kërkesa e AAK’së për ta bërë Ramush Haradinajn Shef të Shtetit buron nga fakti se ish-komandanti i UÇK’së përfaqëson ndjenjat, synimet dhe vullnetin e popullit të Kosovës. Ka thënë se Presidenti pasi të votohet në Kuvend duhet të jetë faktor uniteti ndërsa para zgjedhjeve s’ka asnjë kandidat që mund t’i përmbushë të gjitha këto kërkesa.“Nuk ka dikush tjetër që mund të bëjë më mirë se Ramush Haradinaj”, ka thënë Gjini, teksa ka treguar pozicionin e tij në një intervistë partiake, e realizuar në faqen e AAK’së në Fb.“Nuk po zgjedhim Kryetar të Akademisë së Shkencave por po zgjedhim President të vendit, i cili ka me kalu nëpër Kuvend”, ka shtuar ai.Ramush Haradinaj ishte nominuar nga AAK’ja për pozitën e Presidentit ende pa iu konfirmuar aktakuza Hashim Thaçit.Kundër propozimit të AAK’së deri tash kanë dalë PDK, LDK dhe Vetëvendosje.Por, Partia e Haradinajt i ka votat vendimtare për votimin e një Presidenti kushdo prej partive që merret vesh për këtë pozitë.PDK dhe LDK nuk kanë vota të mjaftueshme, 80 deputetë, pa i siguruar edhe votat e Partisë së katërt në Kosovë.Në këtë situatë, Nënkryetari i Parë i AAK’së ka dhënë shpjegime se çka do të ndodhë nëse Haradinaj votohet për President.“Presidenti duhet të përfaqësojë pas zgjedhjes, një koncept të përbashkët. Presidenti nuk është organ ekzekutiv. Tek ne përfaqëson atë unitet për ndjenjat dhe synimet e popullit të Kosovës”, ka thënë ai.“Në këtë fazë, askush më mirë nuk përfaqëson më mirë atë pjesë të ndjenjave, synimeve dhe vullnetit të popullit se sa Ramush Haradinajt”, ka shtuar ai.