Home Lajme KOSOVË Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës, po kërkohet për...

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë, bënë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Ramadan (Feriz) Sopaj, i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës.
I dënuari është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale:

Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe
Sulm seksual
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
029 269 007 -S.Policor Malishevë-Drejtoria Rajonale Gjakovë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com