Home Lajme KOSOVË Nesër do të prezantohen “Metodat Kromatografike për ekspertimin e eksploziveve”

Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë prezantim për “Metodat Kromatografike për ekspertimin e eksploziveve”. Në këtë prezantim do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.

Me këtë rast do të prezantohet identifikimi i eksplozive organik para dhe pas shpërthimit, marrja e mostrave dhe metoda e analizimit në Laboratorin për Analiza të Zjarrëvënieve dhe Eksplozivëve. Ky prezantim do të mbahët në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...