Home Lajme KOSOVË Nesër fillojnë punimet për memorialin e martirëve të Krushës së Vogël, merr...

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari ka ndarë një lajm të rëndësishëm për banorët e Krushës së Vogël.

Nesër në ora 12:00 do të fillojnë punimet për ndërtimin e memorialit të martirëve të Krushës së Vogël ku do të merr pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Fshati Krushë e Vogël është një nga dëshmitë që Serbia ka kryer krime në Kosovë.

Në këtë fshatë janë 113 të vrarë (68 ende të pagjetur),82 gra të veja, 145 fëmijë jetimë, 10 familje pa asnjë mashkull, ka shkruajtur Osman Hajdari në rrjetin e tij social.