Home Lajme Nesër mbahet takimi (në distancë) me qytetarë për raportin 1 vjeçar të...

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim (në distancë) me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020.Për shkak të situatës pandemike, pjesëmarrja në këtë takim do të jetë e kufizuar, në bazë të distancës fizike në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.Takimi publik do të transmetohet drejtpërdrejtë nëpër mediat lokale (RTV Besa dhe TV Prizreni), si dhe në rrjete sociale të Komunës së Prizrenit. Takimi do të organizohet edhe në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës ZOOM, ku do të mundësohet pjesëmarrja aktive e qytetarëve, nëpërmjet linkut: https://us02web.zoom.us/j/83432015297Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Shtëpia e BardhëData: 30.12.2020Ora: 10:00