Nesër program special i Bajramit nga Xhamia Sinan Pasha me rastin e Kurban Bajramit
Programi për Kurban Bajram – direkt në RTV-BESA)
I njoftojmë të gjithë besimtarët islamë të Komunës së Prizrenit, se nesër, më datë 31 Korrik 2020 (e premte), Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, do ta shënojë ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, me aktivitetet, si në vijim:
1) Ezani i sabahit, nga Ali ef. Berisha, në ora 04:38;
2) Lexim të Kur’anit, nga hfz. Daut ef. Lezi, prej orës: 05:00 – 05:19;
3) Ligjërata e Kurban Bajramit, nga kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, prej orës 05:20 – 06:02;
4) Tekbiri (3 herë) dhe salavate (3 herë), prej minareve të xhamive të komunës së Prizrenit, prej orës 06:03.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë program, prej shtëpive tuaja, përmes RTV-BESA.
Zoti na ndihmoftë të gjithëve, kundër pandemisë Covid-19!
Këshilli i Bashkësisë Islame
Prizren