Home Lajme KOSOVË Nezir Çoçaj propozohet nga Hasi kandidat për deputet nga PDK

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.Kryetari i degës së PDK-së në Has, Adem Morina e ka konfirmuar propozimin e Çoçajt.“Nezir Çoçaj tani edhe njëherë po garon për të qene zëri i Hasit”, shkruan Morina në Facebook.Nezir Çoçaj ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai pati dhënë dorëheqje për t’u rikthyer në postin e drejtorit të Institutit të Pedagogjisë.