Home Lajme Nga nesër fillon shpërndarja e shujtave për nxënësit e klasave 1-5 në...

Nesër, më 23 mars (e martë) fillon shpërndarja e shujtave për nxënësit e klasave 1-5 në Komunën e Prizrenit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Haziz Tola” në Prizren, shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Reçanë.

Vizita e parë do të realizohet në shkollën Haziz Tola, duke filluar nga ora 12:00 dhe më pas do të vazhdohet në shkollat tjera, thuhet nga zyra e kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka raporton Rtv Besa.