Home KULTURË Ngjitja marramendëse e telenovelave turke

Sultan Faizy nuk lë ti shpëtojë asnjë një episod i telenovelave të preferuara turke. 33-vjeçari i ndjek ato edhe në gjuhën turke përmes satelitit. Pastaj Faizy i shikon ato përsëri kur shfaqen në kanalet vendore afgane të dubluara në gjuhën në Dari, zakonisht pas disa muajsh, apo edhe viteve.

Telenovelat turke për herë të parë në tregun e huaj, duke përfshirë Afganistanin, kanë hyrë në vitet 2007 dhe 2008. Edhe Faizy i ka zbuluar ato pikërisht në këto vite. Deri në atë kohë në ekranet afgane dominonin prodhimet indiane. Por shumë shikues afganë e kuptuan që telenovelat turke ishin shumë më afër fesë dhe kulturës së tyre.

“Në qoftë se njëprogram/një shfaqje televizive ka disa mënyra të përbashkëta të të menduarit me shoqërinë tuaj, atëherë ajo është shumë më interesante për ju,” thotë Faizy. “Ne kemi disa interesa të përbashkëta, një kulturë të përbashkët me popullin turk dhe shoqërisë turke, për shembull fenë e kemi të përbashkët”, – shton ai.

Afganistani nuk është vendi i vetëm që është përfshirë nga stuhia e telenovelave turke. Në shumë pika të ndryshme të botës, duke filluar që nga Riadi në Ashkabat e Sarajevë, nga Tunisi në Islamabad, shikuesit janë lidhur në një rrjet të gjerë të televizionit turk, që trajtojnë edhe tema historike, edhe ato bashkëkohore. /TRT/