Home Lajme KOSOVË Ngrihet aktakuzë ndaj policit që vodhi kuletën me 1800 euro gjatë një...

Ngrihet aktakuzë ndaj policit që vodhi kuletën me 1800 euro gjatë një bastisje

Policit Shkumbin Jashari, i cili ishte filmuar duke vjedhur një kuletë me 1800 euro gjatë bastisjes në kazino, i është ndërprerë masa e suspendimit. Ndaj tij, është ngritur aktakuzë për dy vepra penale: Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.Inspektorati Policor i Kosovës, ka marrë vendim për ndërprerjen e suspendimit të përkohshëm ndaj policit Shkumbin Jashari, i cili gjatë një bastisje në një kazino në Graçanicë, kishte vjedhur një kuletë me 1800 euro.Ndërprerja e suspendimit sipas IPK-së ka ardhur pasi ndaj policit Shkumbin Jashari është ngritur aktakuzë për dy vepra penale, shkruan Insajderi.

KULTURË

0 2772

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...