Home Opinione Ngushëllime 8 Marsi!

Ngushëllime 8 Marsi!
Mënyra e festim të kësaj dite sot, s’ka të bëjë asgjë me qëllimet e lindjes së saj, prandaj e ndjeva nevojën me ju shpreh ngushëllime.
Kjo që ne sot e bëjmë s’është 8 marsi që i mbron të drejtat e punëtoreve apo të drejtat e grave në përgjithësi.
Kjo ditë e lindur kundra kapitalistëve shfrytëzohet më së miri nga po këta të fundit. Sot kjo festohet me konsum të panevojshëm, me dhurata nga më e lira “lule” e deri te ato më të shtrejtat, me një drekë apo darkë romantike.
Më ironikja e gjithë kësaj është urimi që gratë e marrin nga shefat e tyre, ndonjëherë e përcjellur me ndonjē dhuratë tē vogël. Por edhe pse është e diele, ajo do të jet në shërbim të pangopēsisë së tij, e normal krejt me rrogë minimale e pa të drjetat elementare të garantuara me ligj.
Krejt në fund, ngushllime 8 Marsi për mbrojtjen e drejtave tē grave, punëtorëve e njerzimit në përgjithsi!
Urime 8 Marsi i konsumimit, i kampanjave, i ekspoloatimit të femrave, i kapitalizmit!