Home Lajme KOSOVË Nis iniciativa “online” për shkarkimin e ambasadorit Qëndrim Gashi

Një grup myslimanësh kosovarë kanë filluar një inicativë online në rrjetet sociale, si shenjë proteste kundër shpërndarjes së karikaturave të Pejgamberit Muhamed, nga ana e ambasadorit kosovar në Francë, Qëndrim Gashi. “Reago me qetësi e butësi, mos fyej e mos përqesh..Muhamedi a.s. është dërguar mëshirë për njerëzimin.#shkarkimPo#ndjekjepenalepo“, është kjo nisma e nisur sonte.Sipas iniciatorëve, kjo është masë fillestare për ta shprehur indinjatën ndaj veprimit të diplomatit kosovar që ka fyer komunitetin mysliman në Kosovë dhe më gjerë, mëson Mitropol. Që nga dje ka pasur shumë reagime nga qytetarët, shoqëria civile dhe politikanët, kundër Gashit, duke kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, shkarkimine tij nga pozita e ambasadorit në Paris.

KULTURË

0 47

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren