Home Lajme KOSOVË Nis seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të

Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetja më e re Adelina Grainca e PDK-së.

Të pranishëm në sallë ndodhen 120 deputetët e rinj të cilët do të betohen pas pak.

Këtë seancë po e përcjellin nga afër edhe ambasadorët e shteteve të huaja dhe mysafir tjerë të institucioneve të ndryshme.