Home Lajme BOTË Nisen për në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj të martën, janë nisur në mëngjesin e sotëm për në Turqi.Pritet të nisen edhe dy të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar në Facebook ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes. E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar. Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

KULTURË

0 63

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209