Home Lajme BOTË Nisin hetimet për të dyshuarit që hapën pankartën, ku Erdoğan tregohet si...

Ka nisur hetimi lidhur me të dyshuarin apo të dyshuarit që hapën pankartën në mitingun për “Jo” në Zvicër, ku si shënjestër u tregua presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit njofton se ka hapur hetim për të dyshuarit lidhur me pankartën e hapur më 25 mars, në mitingun për “Jo” ndaj referendumit të organizuar në kryeqytetin e Zvicrës në Bern, në “Sheshin e Parlamentit” nga grupe ku përfshiheshin edhe grupet terroriste PKK, DHKP-C dhe YPG.

Në pankartë me sfond të zi kishte fotografi të Erdoğan-it dhe i ishte drejtuar një armë ku shkruante “Kill Erdogan”, (“Vrite Erdoğan”-in) dhe poshtë saj “Me armët e veta”.

Mësohet se të dyshuarit për hapjen e pankartës në fjalë do të procedohen penalisht për veprat “anëtarësim në organizata terroriste”, “fyerje ndaj presidentit” dhe “bërja e propagandës së organizatës terroriste”.

Sipas udhëzimit me shkresë të dërguar nga Prokuroria për në Drejtorinë e Policisë së Stambollit, në bazë të hetimit të hapur, u kërkua që të konstatohen identitetet dhe të dhënat personale të të dyshuarve që hapën pankartën në fjalë, dhe që ata t’i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme.

KULTURË

0 2780

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...