Home Lajme KOSOVË NISMA kërkon që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem

Nëse qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do ta vendos ambasadën në Jeruzalem, ashtu sikur parashihet me Marrëveshjen e Washingtonit, atëherë gjasat janë të mëdha që njohja nga Izraeli të jetë shumë jetëshkurtër.

Sepse, Izraeli mund të insistojë që Marrëveshja për Njohje Reciproke mes dy vendeve ose të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet fare!

Prandaj, konsideroj që Kosova nuk është para alternativës nëse duam të vendosim ambasadën në Tel Aviv apo në Jeruzalem, por para alternativës nëse duam ta mbajmë njohjen nga Izraeli apo jo!, shkruan në deklaratën e NISMA- së.