Home Lajme KOSOVË NIUE NJEH KOSOVËN

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi përmes Facebookut bën me dije se një shtet i ri e ka njohur Kosovën.

Ky shtet është Niue dhe gjendet në Oqeanin Paqësor.

Niue ka 260 kilometra katrorë dhe 1190 banorë. GDP e këtij vendi është afër 10 milionë dollarë.

Lidhur me këtë njohje Thaçi ka shkruar në Facebook:

Mbrëmë mora notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona.

Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB./koha/

KULTURË

0 2141

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...