Home Lajme KOSOVË Një i vdekur dhe 9 të lënduar në aksidentin e Malishevës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kievë të Malishevës.

Në këtë aksident ishin të përfshira 5 vetura, ku një person ka humbur jetën ndërsa 9 të tjerë mbetën të lënduar.

Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga Policia për rajonin e Gjakovës.

“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksidnt janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta. Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta”.